Dreshaj, bossi i striptizbareve në Gjermani ankohet në diplomacinë kosovare

Dreshaj, bossi i striptizbareve në Gjermani ankohet në diplomacinë kosovare

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Gani Dreshaj është përfshirë në debatin e fundit rreth emërimeve të diplomatëve në ambasada të ndryshme nëpër botë.

Dreshaj ka pohuar se shumica e politikanëve të PDK-së e LDK-së kanë diplomatë në ambasada të ndryshme evropiane e botërore të cilët sipas tij, janë të emëruar pa kritere, pa përvojë dhe pa asnjë element përcaktues, transmeton Telegrafi.

“Nuk dua ta arsyetoj, por as ta nënçmoj vendimin për emërimin e djalit të deputetit Shala si konsull në Pragë. Por, është absurde dhe jologjike që të kritikojnë diplomacinë njerëzit që e kanë fundosur diplomacinë kosovare ndër vite. Shumica e politikanëve të PDK-së e LDK-së kanë ‘diplomatë’ në ambasada të ndryshme evropiane e botërore të cilët janë të emëruar pa kritere, pa përvojë dhe pa asnjë element përcaktues.

Me fjalë të tjera, diplomacinë e ka “marrë pusi” në kohën kur drejtohej nga Hyseni, Hoxhaj e Pacolli”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

Tutje ai ka shkruar se “Askush mos të mendon se ne dhe kushdo mund të bëj mrekulli. Është koha që diplomacinë tonë ta fuqizojmë me njerëzit më të mirë që kemi, të çfarëdo partie qofshin”.

Ndryshe, ditën e mërkurë ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani-Sadriu ka shfuqizuar katër dekrete për konsujt në Pragë, Lubjanë, Shkup e Tiranë.

Telegrafi mëson se konsujt e shkarkuar janë: Flakron Shala, konsull në Pragë, Blendi Kilaj, konsull në Lubjanë, Lindon Kqira konsull në Shkup dhe Halim Krasniqi konsull në Tiranë.

Shpërndaje në: