Dreshaj: Në mëngjes mora raportin, gjendja nuk është e mirë, do të kemi numër të lartë të vdekjeve edhe sot

Dreshaj: Në mëngjes mora raportin, gjendja nuk është e mirë, do të kemi numër të lartë të vdekjeve edhe sot

Deputeti i AAK’së, Shemsedin Dreshaj ka thënë se situata me pandeminë nuk është aspak e mirë, transmeton Periskopi.

‘’Nuk janë të majftueshme 20 mijë vaksina në ditë. Numri i rasteve është rezultat i numrit më të vogël të testeve’’, tha ai.

Tutje ai paralajmëroi se vdekje do të ketë edhe sot.

”Spitalet janë të ngarkuara, numër të vdekjeve do të ketë. Janë pacientët në gjende të rëndë, 95 për qind të pacientëve janë vec me oksigjenoterapi. Unë sot  mora raportin e mëngjesit, nuk është i mirë, do t’kemi numër të lartë të vdekjeve edhe sot pasdite.E keqja na bashkon. T’i bashkojmë forcat. Të mos bëjmë politikë me vdekje. ’, tha Dreshaj.PERISKOPI./

 

 

Shpërndaje në: