Dreshaj pyet ministrin Latifi: Kur don me ja nis punës?

Dreshaj pyet ministrin Latifi: Kur don me ja nis punës?

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, ka thënë se nuk ka pasur asnjë zhvillim pozitiv gjatë këtyre muajve që Rifat Latifi e ka udhëhequr Ministrinë e Shëndetësisë.

Përmes një postimi në Facebook, Dreshaj, ka shtuar se, pacientët janë pa asnjë përkujdesje dhe përgjegjësi institucionale dhe se mjekët e stafi shëndetësor punojnë me paga shumë të ulëta,

“Sot, në komisionin për Shëndetesi gjatë raportimit të ministrit të këtij dikasteri, i dhashë disa konstatime. Shtatë muaj që nga marrja e detyrës si ministër, as në sherbimin terciar dhe sekondar nuk ka asnjë zhvillim më të voglin pozitiv. Sot, pacientët bredhin prej zyrës në zyre, pa asnjë përkujdesje dhe përgjegjësi institucionale ndërsa mjekët dhe stafi shëndetësor punojnë me paga shumë të ulëta. Kërkova nga ministri që të jetë më agresiv rreth Ligjit të Pagave, pasi që deri tani nuk kemi dëgjuar asnjëherë të flasë për këtë ligj. Ministri duhet ta dijë që çdo ditë, mjekët dhe stafi shëndetësorë po e lëshojnë Kosovën. Ekziston rreziku real që vendi ynë në të ardhmen e afërt të mbes pa staf të mjaftueshëm shëndetësor”, ka thënë post tjerash deputeti i AAK-së.

Tutje, në reagimin e tij, Dreshaj ka treguar se një nga pyetjet që ia ka bërë ministrit Latifi, ka qenë “ministër kur don me ja nis punës?”.

Postimi i plotë:

Sot, në komisionin për Shëndetesi gjatë raportimit të ministrit të këtij dikasteri, i dhashë disa konstatime.

Shtatë muaj që nga marrja e detyrës si ministër, as në sherbimin terciar dhe sekondar nuk ka asnjë zhvillim më të voglin pozitiv. Sot, pacientët bredhin prej zyrës në zyre, pa asnjë përkujdesje dhe përgjegjësi institucionale ndërsa mjekët dhe stafi shëndetësor punojnë me paga shumë të ulëta.

Kërkova nga ministri që të jetë më agresiv rreth Ligjit të Pagave, pasi që deri tani nuk kemi dëgjuar asnjëherë të flasë për këtë ligj.

Ministri duhet ta dijë që çdo ditë, mjekët dhe stafi shëndetësorë po e lëshojnë Kosovën. Ekziston rreziku real që vendi ynë në të ardhmen e afërt të mbes pa staf të mjaftueshëm shëndetësor.

Lista esenciale e paraqitur sot në dokumentin që e ofroi ministri është e pa saktë. Letra duron gjithçka por e vërteta është që sot klinicistët, QKUK-ja ku punoj unë nuk i ka medikamentet e nevojshme. Kjo është e verifikueshme fare lehtë.

Ndërsa, lista e pritjes për intervenime kirgjurgjikale është e gjatë dhe nuk ka veprime konkret.

Ministrit i thashë: dështim në edukim, dështimin në menaxhim, dështim në sistem të pagesave dhe sigurimet shëndetësore dhe miqësisht e pyeta; ministër kur don me ja nis punës?

Shpërndaje në: