Drilon Përgjeçaj i bashkohet Kosovës U-19

Drilon Përgjeçaj i bashkohet Kosovës U-19

Futbollisti Drilon Përgjeçaj është ardhja më e re në ekipin U-19 të Kosovës.

Prurja e 17-vjeçarit që do ta veshë fanellën e Kosovës u konfirmua në takimin që pati me të parin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi – njofton Klan Kosova, transmeton Periskopi.

Përgjeçaj është pjesë e klubit FC Freiburger në Gjermani dhe luan në pozicionin e mesfushorit defensiv.

Në Gjermani ka qenë pjesë e disa ekipeve të grumposhave të reja, si Eschbach, Eintracht Freiburg, KSC Karlsruhe.

Ndërkohë, grumbullimi i Kosovës U-19 pritet të jetë në muajin tetor kur nis faza kualifikuese, ku Dardanët në grup janë bashkë me Norvegjinë, Gjeorgjinë dhe Uellsin . Përgjeçaj ka qenë i ftuar edhe te grumposhat U-17 të Kosovës.

 

Shpërndaje në: