Drita-Dukagjini: Përballja e fundit e xhiros së 16-të në Superligën e Kosovës luhet sot

Drita-Dukagjini: Përballja e fundit e xhiros së 16-të në Superligën e Kosovës luhet sot

Xhiroja e 16-të në Superligën e Kosovës mbyllet sot, në Gjilan.

Skuadra e Dritës luan sot si nikoqire e Dukagjinit, në kuadër të xhiros së 16-të në Superligë, shkruan Periskopi.

Intelektualët luajnë për tri pikët, në mënyrë që të mbajnë hapin me Gjilanin dhe Ballkanin.

Dukagjini në anën tjetër i ka të nevojshme pikët në këtë ndeshje për t’iu larguar zonës që dërgon në Ligën e Parë.

Ndeshja mes Dritës dhe Dukagjinit do të luhet me fillim nga ora 13:00. /Periskopi/

Shpërndaje në: