Drita ka fituar para të majme pas arritjes historike në kualifikimet e EL: Kjo është shuma me të cilën është pasuruar

Drita ka fituar para të majme pas arritjes historike në kualifikimet e EL: Kjo është shuma me të cilën është pasuruar

Kampioni i Kosovës, FC Drita është eliminuar në Ligën e Evropës.

Drita është eliminuar nga garat evropiane pas humbjes me rezultat 2:0 ndaj Legia Warashavës, sipas GazetaSheshi, transmeton Periskopi.

Të dy golat e Legia erdhën në pjesën e parë, me Wszolek në minutën e 24’ dhe Pehkart në minutën 43’.

Drita tentoi në pjesën e dytë, por ishte e pafuqishme ndaj skuadrës polake.

Pas përfundimit të aventurës evropiane, Drita ka mbushur arkat e klubit me bonuset nga shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA.

Fillimisht, Drita arkëtoi 230 mijë euro për plasmanin në fazën preliminare në Ligën e Kampionëve.

Ndërkaq, me përjashtimin nga kjo garë dhe kalimin në rundin e dytë eliminator të Ligës së Evropës, Drita arkëtooi rreth 260 mijë euro.

Me fitoren ndaj Sileksit në Shkup javën e kaluar, Drita kaloi në rundin e tretë dhe arkëtoi edhe 280 mijë euro shtesë.

Image

Gjithashtu, Drita mori edhe 30 mijë euro nga FFK-ja për shpalljen kampion edicionin e kaluar.

Në përgjithësi, Drita e Gjilanit ka fituar një milionë e 30 mijë euro nga pjesëmarrja në Evropë këtë vit.

Shpërndaje në: