Drita mposht lehtësisht Dukagjinin, mbanë hapin me liderët

Drita mposht lehtësisht Dukagjinin, mbanë hapin me liderët

Drita ka shënuar fitore të lehtë ndaj Dukagjinit.

Drita e Gjilanit ka shënuar fitore në shtëpi, me rezultat 4:0 ndaj Dukagjinit, shkruan Periskopi.

Vendasit kaluan në epërsi qysh në minutën e 9’ të takimit, me golin e shënuar nga Muja.

Në minutën e 40’, mysafirët mbetën me 10 lojtarë në fushë, me Merlakun që u ndëshkua me karton të kuq.

Kjo i dha më shumë hapësira Intelektualëve, të cilët gjetën edhe dy gola në pjesën e dytë.

Muja shënoi të dytin personal dhe të dytin për Dritën në minutën e 61’, derisa shifrat në 3:0 i çoi Blakcorri në minutën e 84’.

Rezultati final dhe fitorja e Dritës u vulosën në minutat shtesë të ndeshjes, kur vendasit shënuan për 4:0 me anë të Tahirit.

Me këtë fitore Drita shkon në 28 pikë për pozitën e tretë, duke mbajtur hapin me Gjilanin (29) dhe Ballkanin (30).

Dukagjini në anën tjetër mbetet me 16 pikë dhe vazhdon të jetë në pjesën e fundit të tabelës, me vetëm Feronikelin që bën më keq. /Periskopi/

Shpërndaje në: