Drita mposhtet nga Antwerp, eliminohet nga Liga e Konferencës

Drita mposhtet nga Antwerp, eliminohet nga Liga e Konferencës

Ka përfunduar ndeshja mes skuadrës së Dritës dhe asaj të Antwerp, ku gjilanasit pësojnë humbje si vendas dhe eliminohen nga garat evropiane.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Fadil Vokrri”, skuadra e Dritës ka pësuar humbje me rezultat 2:0 nga skuadra e Antwerp.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi futbollisti belg me prejardhje kosovare, Laurit Krasniqi, i cili shënon për 1:0 në minutën e 53’.

Golin e dytë dhe të fundit të ndeshjes e shënoi Ange-Michel Balikwisha, i cili vulos fitoren e Antwerp në minutën e 90+8’ shtesë.

Me këtë humbje, Dritës i shuhet ëndrra për kualifikim tutje në garat evropiane, pasi që eliminohet në raundin e dytë të kualifikimeve drejt Ligës së Konferencës nga skuadra e Antwerp.

Ndeshja e parë që u zhvillua në Belgjikë përfundoi e barabartë 0:0, kurse ndeshja e sotme me rezultat 2:0 në favor të Antwerp, duke bërë që kjo e fundit të kualifikohet tutje.

Shpërndaje në: