Drita shënon fitore historike në Evropa Ligë

Drita shënon fitore historike në Evropa Ligë

Skuadra e Dritës e ka shkruar historinë, pasi është kualifikuar për herë të parë në rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës.

Gjilanasit kanë arritur ta mposhtin skuadrën maqedonase, Sileksin me rezultat 2-0, në duelin e zhvilluar në stadiumin ‘Toše Proeski Arena’ në Shkup.

Golat për ‘bardhekaltërit’ i realizuan dy mbrojtësit qendror, Fidan Gërbeshi nga pika e bardhë në minutën e 48’ dhe kapiteni, Ardian Limani në minutën e 80’.

Pas kësaj fitoreje Drita ka kaluar në rrethin e tretë kualifikues për Ligën e Evropës, aty ku do të takohet me Legian e Varshavës në Poloni javën e ardhshme.

Kjo është hera e parë që një skuadër nga Kosova arrinë të kualifikohet në këtë fazë të garës së dytë më prestigjioze për klube në Evropë.

Shpërndaje në: