Drita stërvitet për herë të fundit para ndeshjes me Feyenoordin

Drita stërvitet për herë të fundit para ndeshjes me Feyenoordin

Drita ka përfunduar seancën e fundit stërvitore, para ndeshjes kundër Feyenoordit nesër mbrëma në ‘Fadil Vokrri’, në kuadër të Conference League.

Fillimisht, gjilanasit kryen obligimet për medie, para se ta vërshonin fushën e stadiumit legjendar për t’i kryer përgatitjet e fundit.

Nesër, me fillim nga ora 21:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”, nënkampioni i Superligës së Kosovës FC Drita do të zhvillojë ndeshjen e parë si vendase kundër Feyenoord-it, e vlefshme kjo për raundin e dytë të UEFA Conference League.

 

Shpërndaje në: