Dritan Shakohoxha kritikon tifozët kuqezi: Më mirë të rrinin në shtëpi, dukeshin si në opera

Dritan Shakohoxha kritikon tifozët kuqezi: Më mirë të rrinin në shtëpi, dukeshin si në opera

Ndeshje e djeshme me Francën, më shumë sesa për rezultatin kishte interes të madh për stadiumin e ri, “Air Albania Stadium”.

Stadiumi ishte i mbushur plotë, ku ajo që u pa më shumë, ndoshta për herë të parë, ishte prania e madhe e fëmijëve që kishin ardhur për të parë ndeshjen me prindërit e tyre.

Pamjet e fëmijëve në stadiumin më të ri, e largoi disa famën e keq që kanë stadiumit shqiptare, siç është dhuna.

Por, mendim ndryshe ka komentatori Dritan Shakohoxha, i cili ka kritikuar sjelljen e tifozëve, ku sipas tij nuk e kanë mbështetuar kombëaren kur ishte duke humbur me rezultatin 2 me 0.

“Nuk e kuptoj këtë qetësi të madhe të tifozëve. Ata kanë ardhur këtu për të mbështetur Kombëtaren, por për hir të së vërtetës nuk po e bëjnë.

Kjo nuk është një sallë për opera apo komedi, që të reagosh vetëm në një moment kulminant të një batute. Të kishte një biletë kundër Francës ishte fat, pasi kishte shumë interesim të madh.

Përveç tifogrupeve, pjesa tjetër ndoshta duhej që ta shihte më mirë në shtëpi ndeshjen, pasi këtu, nuk po bëjnë zhurmën e duhur”-ka thënë Shakohoxha gjatë transmetimit të ndeshjes./Shqiptarja.com

Shpërndaje në: