Drithëron Peci: Jemi rrugës që të përsëritet historia në Ballkan, Serbia po kërkon konflikt të armatosur

Drithëron Peci: Jemi rrugës që të përsëritet historia në Ballkan, Serbia po kërkon konflikt të armatosur

Diplomati i mirënjohur dhe drejtori i KDI-së, Lulzim Peci, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Veri të Kosovës.

Ai ka deklaruar që Perëndimi po i mbyll sytë para “botës serbe”.

“Me Malin e Zi, Kosovën dhe tani edhe me thellimin e krizës në Bosnje dhe Hercegovinë, është paralojë e konflikteve të armatosura të reja për krijimin e Serbisë së Madhe, pas më shumë se dy dekadave të dështimit të këtij projekti nga Millosheviqi,” – shprehet Peci, përcjell Periskopi.

Peci ka deklaruar që historia “është në rrugë që të përsëritet në Ballkan” duke ngritur edhe më shumë frikën për konflikt.

Statusi i plotë:

Mbyllja e syve te Perendimit para “Botes Serbe” qe me vrull po e shtyen perpara Vucici, me Malin e Zi, Kosoven dhe tani edhe me thellimin e krizes ne Bosnje dhe Hercegovine, eshte paraloje e konflikteve te armatosura te reja per krijimin e Serbise se Madhe, pas me se dy dekadave te deshtimit te ketij projekti nga Millosheviqi.

Nese nuk ndalet tani Serbia, perendimi, ne vend te integrimit te Ballkanit Perendimor, do te detyrohet edhe nje here te mendoj per opcione ushtarake.

Historia nuk perseritet perhere, pasi njerezimi do te kthehej vazhdimisht ne piken zero, mirepo tani per tani jemi ne rruge qe kjo te behet ne Ballkan.

Shpërndaje në: