Driton Kuka kërkon më shumë pikë për xhudon në kategorizim

Driton Kuka kërkon më shumë pikë për xhudon në kategorizim

Trajneri më i mirë në botë i xhudos, Driton Kuka duket se nuk është kënaqur shumë nga vlerësimi që e ka bërë sot Komiteti Olimpik i Kosovës.

Në kategorizimin e sporteve në Kosovë, xhudo e ka zënë vendin e parë në Kategorinë A me 83.35 pikë.

Pavarësisht se atij i ka pëlqyer vendi i parë në këtë kategorizim, ai e ka shtuar një “por…” pas tij, duke pasur kritika për KOK-un.

“Xhudo Sporti nr 1 në Kosovë! Por … Me pikët e grumbulluara sivjet xhudo më pak pikë se vitin e kaluar! Po edhe keni të drejtë se dy medalje të Arta Olimpike s’mjaftojnë m’u rrit numri i pikëve! Kritere të stërvjetëruara të Kategorizimit, e xhudos keni pas drejtë me ja ul pikët!”, ka shkruar trajneri pejan në një postim në Facebook. Në fakt, Bordi i KOK-ut i ka ka rekomanduar Ministrisë së Sportit 100 pikë për xhudon në kategorizim

Në fakt KOK ka rekomanduar 100 pikë për xhudon sot në mëngjes por që këtë duhet ta aprovojë edhe Bordi i KOK-it.

Komiteti Olimpik i Kosovës sot ka bërë kategorizimin e sporteve për vitin e ri 2022.

Gjashtë federata kanë hyrë në kategorinë A. Bëhet fjalë për xhudon, volejbollin, karatenë, hendbollin, basketbollin dhe futbollin, shkruan Gazeta Express.

Xhudo është rekomanduar nga Bordi Ekzekutiv i KOK-ut për t’u vlerësuar me maksimumin e pikëve (100).

Në kategorinë B hyjnë nëntë federata, që përfshijnë boksin, mundjen, sportin shkollor, atletikën, skitarinë, pingpongun, notin, gjimnastikën dhe tenisin.

16 federata ndodhen në kategorinë C, ndërsa shtatë në kategorinë D.

Shpërndaje në: