Driton Selmanaj u pa në foto me Prek Kodrën, Thaçi: Nuk është mirë “me i ra n’qaf”

Driton Selmanaj u pa në foto me Prek Kodrën, Thaçi: Nuk është mirë “me i ra n’qaf”

Analisti politik, Jusuf Thaçi, ka thënë se “nuk duhet të akuzohet deputeti Driton Selmanaj për një takim me Prek Kodrën.

Prekë kodra është, një snajperist që në media është lidhur me një attentat potencial ndaj Albin Kurtit në vitin 2021.

Por Thaçi thotë se njerëzit në jetën publike nuk mund të dinë se kush po fotografohet me ta.

“Çdo figurë publike shumë lehtë mund të ketë fotografi dhe të jetë në të njëjtën tavolinë me njerëz të botës së krimit pa qenë vet pjesë e botës së krimit e madje pa pasur lidhje me persona të tillë. Këto situata shumë lehtë ndodhin në tubime a takime të mëdha (familjare, profesionale, partiake, etj.), por ndodhin edhe kur qytetarët i ndalin figurat publike dhe kërkojnë të bëjnë foto me ta”, ka ka shkruar Thaçi në Facebook.

Po ashtu ai ka thënë se ky standard duhet të vlejë për të gjithë.

“Kështu që nuk është mirë me i ra në qafë z. Driton Selmanaj veç pse ai është i fotografuar në një tavolinë me një njeri të botës së krimit. Nëse aty ka hapësirë për dyshim, kjo është punë e policisë dhe e prokurorisë, por qytetarët dhe mediat nuk kanë të drejtë të bëjnë gjyqësi publike në këto raste. Ky standard duhet të përdoret gjithmonë e për të gjithë”, ka deklaruar ai.

Të hënën u raportua për një atentat ndaj Albin Kurtit, por në listë ishte edhe Xhavit Halit

Shpërndaje në: