Dua Lipa: Në Kosovë nuk mund të bëja muzikë ashtu siç dëshiroja

Dua Lipa: Në Kosovë nuk mund të bëja muzikë ashtu siç dëshiroja

Dua Lipa së fundi ka dhënë intervistë për revistën “ELLE”.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është imazh i numrit të ri të revistës “Elle”, shkruan lajmi.net.

Ajo ka realizuar një fotosesion për këtë revistë si dhe në intervistën e saj foli për muzikën dhe periudhën e karantinës.

Në intervistën për “Elle”, Dua përsëri ka përmendur periudhën e shpërnguljes nga Kosova për në Angli.

Ajo tregoi se prindërit e saj kanë punuar në bare e restorante kur janë kthyer në Angli, ndërsa ndiqnin universitetin.

“Kur zhvendoseni nga një vend në tjetrin, ju jeni gjithmonë vajza e re, duke provuar të bëni miq në pika të ndryshme të jetës tuaj. Mund të jetë e vështirë, por bëra miq të shkëlqyeshëm në të dyja vendet”, tha Dua për “Elle”.

Në moshën 15 vjeçare, artistja është kthyer në Londër dhe thotë “Unë nuk mund të bëja muzikë ashtu siç dëshiroja në Kosovë. Ndoshta gjërat do të kishin qenë të ndryshme nëse shërbimet e transmetimit do të ishin aq të spikatura sa tani, por, për mua, Londra ishte gjithmonë një shtëpi, dhe unë e gjeta bazën time shumë shpejt”.

Shpërndaje në: