Dua të pensionohem te Reali
Mbrojtësi i Real Madridit, Pepe shpreh dëshirën që të qëndrojë deri në fund të karrierës te madrilenët.
Portugezi lë të kuptohet se nuk ka arsye për t’u larguar nga Bernabeu.
“Unë do të doja që ta mbyll karrierën në Real Madrid”, tha 33-vjeçari.
“Jam i lumtur në Madrid, vajza ime shkollohet këtu dhe për mua ky është një vendim i lehtë”. /Periskopi.com



