Duan kompensim për të mbjellat që ua prishi breshri

Duan kompensim për të mbjellat që ua prishi breshri

Fermerët ankohen se breshri u bëri shumë dëme në të mbjellat e tyre. Komunarët thonë se nëpërmjet komisioneve që i kanë krijuar, do të vlerësohen këto dëme dhe do të shihen mundësitë e kompensimit.

Nga reshjet e ditëve të fundit u shkaktuan dëme të konsiderueshme në kulturat bujqësore. Dëme iu shkaktuan edhe Bujar Bytyqit, fermer nga Mirashi i Ferizajt, i cili ka më shumë se tre hektarë me dredhëza dhe mjedra.

“Dëmi më i madh është në dredhëz, se dredhëza është shumë ë ndejshme prej breshrit. Aq shumë e ka dëmtuar tash krejt puna duhet me u bë edhe me u qitë poshtë dëmi është shumë i madh mbi 100 mijë euro” u shpreh Bujar Bytyqi, fermer.

Drejtori i bujqësisë në komunën e Ferizajt, Burim Bajrami, në një përgjigje elektronike për RTK-në, tha se kanë krijuar komisionin profesional për vlerësim të dëmeve nga reshjet e fundit.

Jo pak dëme nga të reshurat, ka pësuar edhe komuna e Lipjanit. Mehdi Bresilla fermer në Llugaxhi, thotë se vlera e dëmeve në kulturat bujqësore, është afro 60 mijë euro. Bresilla shton se i janë dëmtuar dredhëzat, mollët gruri edhe specat.

“Dëmet më të mëdha mi ka shkaktuar tek dredhëzat, pastaj tek mollët, te gruri, po ashtu edhe te speci ,në vlerë monetare ndoshta që e kalon edhe shifrën 60 mijë euro , kur ti marrësh të gjitha së bashku edhe mollën, edhe dredhëzën dhe krejt” ka thënë Mehdi Bresilla, Fermer

Nga drejtoria e Bujqësisë së Lipjanit, drejtori Rexhep Rexhepi në një përgjigje me shkrim ka thënë se kjo drejtori ka formuar komisionin i cili është duke vlerësuar dëmet e shkaktuara nga breshëri në kulturat bujqësore.

Sipas Rexhepit, fshatrat më të prekura nga breshëri dhe erërat janë: Babushi, Llugaxhia dhe Rubofci.

Këta dy fermerë, thanë se u vizituan nga komunat përkatëse, derisa përveç këtyre dy komunave.

Shpërndaje në: