Duda Balje: Glauk Konjufca nuk merr votë nga unë
Deputetja Duda Balje ka deklaruar se nuk do të ketë votë pro Glauk Konjufcës si mandatar i dytë për formimin e qeverisë së re.
Balje, në një linjë telefonike në emisionin “Debat Plus” në Dukagjin, u shpreh se nuk ka ndryshuar qëndrim teksa shtoi se një funksionar nga Lëvizja Vetëvendosje e ka thirrur në telefon zëdhënësin e saj dhe i ka thënë se ka përfunduar bashkëpunimi mes tyre.
Deputetja, mes tjerash, bëri të ditur se vetë Konjufca nuk i ka kërkuar votën.



