Duda Balje: Mund ta definoj veten si një deputete e një koalicioni të padisiplinuar

Duda Balje: Mund ta definoj veten si një deputete e një koalicioni të padisiplinuar

Deputetja Duda Balje ka komentuar përplasjen e fundit që pati me deputetin e Vetëvendosjes, Armend Muja.

Balje ka thënë se mund ta definoj vetën si një deputete e një koalicioni, i cili nuk janë të disiplinuar (VV), përcjell Periskopi.

“Mes meje dhe Mujës, nuk ka asgjë personale. Unë në fakt mund me definu veten si një deputete e një koalicioni, i cili nuk janë të disiplinuar dhe disa herë kam votuar kundër vendimit të shumicës. Këtu është problemi, unë dhe Armendi jemi në komision për buxhet dhe financa. Dhe, krejt ato ligjet kalojnë përmes buxhetit dhe financa”.

Tutje, Balje tregoi disa arsye që ajo thotë se ndikuan në përplasjen me deputet Mujën.

“Kemi pasur një konflikt në komision hetimor. Në Komisionin e parafundit unë kam votu kundër një propozimi të VV-së dhe nuk kemi pasur pajtime për këta eksperta. Unë kam mendimin tim dhe unë nuk ndryshoj vendimin. Ata vetë kanë formu vetë këtë komision hetimor dhe tash është keq sepse ata nuk e kanë shumicën në komision hetimor. Deputeti i Listës Srpska nuk vjen, unë kam votu kundër dhe ata janë veç me katër vota brenda”.

Ajo në fund dyshon se deputet Muja ka presionin e VV-së për gjëra që nuk po funksionojnë në atë komision.

“Ata janë në një pozitë shumë të keqe, kur të formosh diçka vetë edhe nuk mundesh me i kalu, i kuptoj. Unë e kuptoj edhe Armendin se, ai duhet me bo punën qysh kanë planifiku ata. Ndoshta edhe Armendi ka presionin e VV-së apo nuk e di sesi funksionon brenda”.

“Prapë se prapë ata nuk kanë besim në votën time, sepse ata nuk janë të sigurt se si votoj unë, a mendoj njëjtë si ata dhe këtu është problemi kryesor sepse ata kanë lyp zëvendësim, ndoshta dikush nga grupi multietnik i cili ndoshta mund të jetë më i disiplinuar se unë. Unë kam pasë problemin e njëjtë edhe për Kodin Civil, edhe për Trustin”, përfundoi Duda Balje.

Kujtojmë se përplasja mes Baljes dhe Mujës filloi pas propozimit të deputetit të VV-së, Armend Muja për largimin deputetes nga Grupi multietnik, Duda Balje dhe deputetit nga Lista serbe, Ljubinko Karagjiq. / Periskopi/

Shpërndaje në: