Duda Balje pasi nuk mori votat e mjaftueshme për t’u bërë deputete: Dear Life

Duda Balje pasi nuk mori votat e mjaftueshme për t’u bërë deputete: Dear Life

Kandidatja për deputete nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka postuar një fotografi në llogarinë e saj në Facebook.

Balje në mbishkrimin e fotografisë ka shkruar për humorin e saj në këtë ditë vikendi.

Ish-deputetja ka thënë “Jetë e dashur, kam përjetuar mjaftueshëm budallallëk kohët e fundit. A mund të marrim një pak pushim të paktën për vikend?”.

Kujtojmë se Duda Balje nuk mori votat e mjaftueshme për t’u bërë përsëri deputete, edhe pse rezultatet finale nga KQZ ende nuk janë certifikuar.

Balje akuzoi Listën Serbe se pati një koalicion të fshehur me minoritetet tjera në Kosovë.

Sipas saj, Adriana Hoxhiq, e zgjedhur deputete nga komuniteti boshnjak pati marrëveshje me Listën Serbe, e ku rrjedhimisht Hoxhiq mori vota në komunat me shumicë serbe.

Shpërndaje në: