Dueti me Taynën arrin 3 milionë, Mozzik thotë se bëri historinë

Dueti me Taynën arrin 3 milionë, Mozzik thotë se bëri historinë

Mozzik dhe Tayna vazhdojnë të numërojnë suksese të reja me këngën “Edhe ti”.

Tayna dhe Mozzik dje publikuan me videoklip këngën e shumëpërfolur “Edhe ti”.

Projekti po pritet shumë mirë nga publiku, madje ka thyer gjithë kufijtë dhe po prin në shumë shtete.

Kënga “Edhe ti” është e para në Gjermani, Zvicër, Maqedoni, Austri dhe Shqipëri; ndërsa po dëgjohet shumë edhe në disa shtete.

Për vetëm 24 orë, kjo këngë kapi shifrën prej 3 milionë klikimeve në kanalin YouTube, e këtij suksesi i gëzohen jashtë mase dy autorët e këngës.

“Gazetar msohuni me bo lajme te duhura…shkrune qe u thyn krejt rekordet e krejt historise Shqiptare. 3milly#1ditë”, ka shkruar Mozzik.

Shpërndaje në: