Dugolli: AKI dhe Policia po punon me KFOR-in për kapjen e kriminelëve në veri të Mitrovicës

Dugolli: AKI dhe Policia po punon me KFOR-in për kapjen e kriminelëve në veri të Mitrovicës

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka thënë se Qeveria e Kosovës, shkëmben informacione për veriun e vendit me forcat paqeruajtëse të KFOR-it, që gjenden në Kosovë.

Sipas Dugollit, suksesi i Policisë së Kosovës, në shtrirjen e sovranitetit edhe në veri, është i dukshëm.

Dugolli i cili ishte i ftuar në emisionin “Five”, ka thënë se sulmet ndaj Policisë së Kosovës ka mundësi që janë duke u bërë me urdhër të nënkryetarit të Listës Serbe, i cili është edhe në kërkim, Milan Radojçiq.

“Janë duke punuar organet tona të inteligjencës, AKI dhe Policia, ka bashkëpunim me KFOR-in me NATO-n e cila është prezentë në atë pjesë. Besoj që gjithë kjo punë që po bëhet do të kurorëzohet me kapjen e kriminelëve”, ka thënë Dugolli.

“Paralajmërimi që e dha si rrufe, krye krimineli i kërkuar, ishte sinjal që ai do të mobilizojë këta njerëz, që merren me korrupsion dhe kontrabandë, sulmet mund të jenë të orkestruara. Por dy persona janë ndalë, njëri është në paraburgim tjetrin prokuorria e ka liru”, ka vijuar ai.

Dugolli ka theksuar se “shumë shpejt do të ketë kapje të atyre individëve që i kryejnë këto krime”.

Por sipas tij, kapja e urdhërdhënësve të tyre, më e vështirë për shkak të vijës së gjatë të kufirit me Serbinë dhe rrugëve malore.

“Vija kufitare me serbinë është kogja e gjatë në atë lokalitet, dhe rrugët malore janë kogja vështirë ti vësh në kontroll, prandaj e shfrytëzojnë kalimin ilegal, por në momentin që dihet lokaiconi i tyre, do të arrestohen”, ka thënë Dugolli.

Tutje deputeti i LVV-së, ka thënë se Milan Radojçiqit, i është zbehur ndikimi. Duke ju referuar takimit me në zyret e Qeverisë me ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, Dugolli ka thënë se në kohën e qeverisjes Kurti, Radojciq, mund të shihet vetëm në zona malore.

“Dihet botërisht se ata kanë fletëarrest, prandaj kurdo që dihet për lokacionin e tyre do të arrestohen, ka një ndryshim të madh të gjendjes, po këta dy kriminel që janë me aktakuza, që janë marrë me krim të organizuar. Prej zyreve që shëtisnin në zyret e qeverisë, tash ju kanë mbet rrugët malore, vetëm ndonjë selfie mund ta bëjnë”, ka deklaruar ai.

Shpërndaje në: