Dukagjin Gorani: Vendi do goditet nga telashet dhe krizat
Dukagjin Gorani ka thënë se lëshimi i deklaratës së Lubomir Mariq ishte skandal i përmasa gjigante që e tronditi opinioni publik.
“Sot një ekip i Menaxhimit për Hartimin e Komunave Serbe, ka lëshuar një deklaratë tronditëse dhe skandaloze, e ajo deklaratë ishte lëshuar nga Lubomir Mariq”, tha ai.
Sipas Goranit kjo deklaratë thotë se kënga dhe alfabeti qilirik do të dëgjohet si në Pejë dhe në te gjithë Kosovën, sipas tij, skandali vjen pas skandalit kur zëvendësi i kryeministrit Bajram Gecaj thotë se kjo deklaratë nuk është lëshuar nga institucionet e Kosovës, transmeton lajmi.net.
“Si nuk është lëshuar nga institucionet e Kosovës, kur edhe Lista Serbe bënë pjesë aty. Lista Serbe thotë se është pjesë e institucioneve të Kosovës, ndërsa Gecaj thotë të kundërtën”, u shpreh Gorani në emisionin “Click”.
Gorani tha se telashet me të mëdha dhe kriza më e madhe politikë është duke ardhur.
“Mënyra që është duke u diskutuar për formimi i Asociacionit të Komunave Serbe që kemi menduar që do të kthehet në pikën zero është duke e vendosur shtetin në kaos”, theksoi ai.
Sipas tij, Krimi është i strukturuar thelle në shtet dhe lufta për drejtësi është duke i bërë keq vendit.
“Ajo që osht ka na pret neve në ditët e ardhshme, do të jetë aso krize, për të cilën unë nuk besoj se ky pushtet do të jetë në gjendje me e mbijetu në formë të strukrurume. Lufta për një vend të drejtë në këtë shoqëri, e nënkupton destabilizimin e vendit edhe kjo është një fatkeqësi shumë e madhe. Pra aq thellë është i strukturum krimi brenda institucioneve të kësaj shoqnie sa që lufta për drejtësi medoemos e nënkutpon destabilizimin e sistemit. Edhe tash Vetëvendosjen për qito kjo shoqni e sulmon, meqenëse Vetëvendosja përpiqet për kontestim të këtij sistemi të padrejtë” ka thënë Gorani.



