Dukagjini-Prishtina: Publikohen formacionet zyrtare

Dukagjini-Prishtina: Publikohen formacionet zyrtare

Kanë kaluar katër javë në BKT Superligë dhe Dukagjini e Prishtina ende nuk kanë shijuar fitore këtë edicion.

Dy skuadrat do të përballen mes vete në xhiron e pestë (sot) dhe janë në kërkim të fitores së parë në kampionat.

Dueli mes tyre në Klinë pritet të jetë shumë i nxehtë, pasi të dy ekipet kanë nevojë të madhe për pikë.

Si vendasit ashtu edhe mysafirët kanë marrë nga dy barazime dhe kanë pësuar nga dy disfata deri më tani.

Trajnerët e të dyja skuadrave, Armend Dallku i vendasve dhe Zekirija Ramadani i mysafirëve tanimë kanë publikuar formacionet zyrtare.

Formacionet zyrtare:

Dukagjini: Haxhihamza, Mërlaku, Shala, Kuçi, Basri, Millaku, Ahmeti, Januzi, Da Silva, Dallku, Shabani

Prishtina: Halimi, B.Krasniqi, Atanda, Vangjeli, Mici, Boshnjaku, Xh.Shabani, E.Krasniqi, Hoti, Mankenda, John.

Shpërndaje në: