Dukagjini vuan më së rëndi nga Covidi: Prishtina edhe prapa Vitisë sa i përket të vdekurve
151 qytetarë të Kosovës kanë vdekur nga Covid-19 gjatë gjashtë ditëve të fundit në Kosovë. Por, nga cilat qytete janë të vdekurit?
Fatkeqësisht, në faqen e të dhënave të detajuara nga Ministria e Shëndetësisë nuk ka ndonjë mundësi që të shihen në mënyrë të vazhdueshme informacionet e grumbulluara të pandemisë.
Për më keq, MSh heziton të bëj matje të caktuara për qytete.
Sidoqoftë, Periskopi ka mbledhur të dhënat për qytete sa i përket të vdekurve në gjashtë ditët e fundit dhe rezultatet janë të trishta.
Në gjashtë ditët e fundit, qyteti që prin sa i përket numrit të vdekjeve është Peja me 15 sosh. Edhe qytete tjera të rajonit të Dukagjinit ndodhen në majë të listës: Prizreni me 14, Gjakova me 11 e Rahoveci me 7. Atyre iu hy në mes Gjilani që ka 12 viktima, përcjell Periskopi.
Ajo që befason është se kryeqyteti, Prishtina, në gjashtë ditët e fundit i ka vetëm tetë të vdekur ose vetëm 12.08 për qind të të vdekurve në nivel vendi.
Për më tepër, Prishtina përveç qyteteve nga Dukagjini ndodhet edhe prapa Vitisë, një qytet fare i vogël i cili i ka nëntë të vdekur gjatë këtij intervali. /Periskopi
Prishtinë – 1 1 1 2 2 1 = 8
Prizren – 4 2 3 – 2 3 = 14
Malishevë – 4 0 – 2 2 – = 8
Pejë – 2 1 1 1 2 8 = 15
Ferizaj – 2 1 – 2 2 – = 7
Gjilan – 2 1 2 1 2 4 = 12
Gllogoc – 1 1 1 – 1 1 = 5
Deçan – 1 1 1 – 1 1 = 4
Gjakovë – 1 4 2 2 2 – = 11
Viti – 1 2 1 1 2 2 = 9
Vushtrri – 1 1 1 2 1 1 = 7
Rahovec – 1 1 2 1 1 1 = 7
Obiliq – 1 3 – – – – = 4
Suharekë – 1 0 3 3 – – = 7
Fushë Kos – 0 2 1 – – 2 = 5
Istog – 0 2 – – – – = 2
Hani i Elezit – 0 1 1 – – – = 2
Mitrovicë – 0 1 1 – – – = 2
Podujevë – 0 1 1 – 1 1 = 4
Kllokot – 0 1 1 – – – = 2
Klinë – 0 1 – 1 2 1 = 5
Lipjan – 1 0 2 – 1 – = 4
Kamenicë – 0 0 1 1 1 1 = 4
Skenderaj – – – – 1 1 2 = 4
Shtime – – – – 1 – – = 1
UNK – – – – – 2 – – = 2