Duraku nga Sindikata e Infermierëve: Të përfshihet koeficienti në Ligjin për Pagat

Duraku nga Sindikata e Infermierëve: Të përfshihet koeficienti në Ligjin për Pagat

Enlirat Duraku nga Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka kërkuar nga ana e Qeverisë së Kosovës përfshirjen e infermierëve në Ligjin për Paga duke marrë parasysh koeficientin për paga.

Duraku ka theksuar se nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre, infermierët do të ndërmarrin veprime që nuk do të jenë ‘në favor të askujt’.

“Andaj për që mos të përsëritet historia me ligjin i cili do vie, ne kërkojmë që t’i ipet mundësia dialogut social, ndërsa injorimi dhe përjashtimi i infermierëve nga proceset sikurse herën e kaluar, sfidimi i konsistencës dhe vendosmërisë në kërkesën tonë legjitime dhe të arsyeshme konsiderojmë që nuk do ishte veprim i mençur, ndërsa arroganca e thirrur ne numra me qëllim të minimizimit të impaktit dhe rëndësisë së komuniteteve tona do kishte pasoja që padyshim nuk do shkonin në favor të askujt”, ka shkruar ai, transmeton Periskopi.

Postimi i tij i plotë:

LIGJI I PAGAVE… Është e vërtetë që Sindikata e Infermierëve të Kosovës është një nga organizatat të cilat janë ankuar pranë Avokatit të Popullit, ankesë e cila është pranuar si e bazuar duke pas parasysh diskriminimin e komunitetit tonë në raport me komunitetet tjera të cilat edhe përkundër funkcionit, pozitës dhe detyrës, përkundër pikëve akredituese identike pranë Agjencionit për Akreditim të Kosovës, kishin dallim substancial në kategorizimin me koeficient të pagave. Kostoja e shpenzimeve jetësore, gjendja e përgjithshme e tregut të punës, orët e punë, konkurrenca dhe produktiviteti janë disa nga faktorë që konsiderojmë që duhet të mirren parasysh me rastin e përcaktimit të koeficientit të pagave. Kush më mirë e arsyeton kërkesën e Sindikatë së Infermierëve të Kosovës për koeficient dhe pagë dinjitoze se sa vetë infermierë, të cilët me punën, angazhimin dhe sakrificën e tyre deri në vetëmohim i’u shërbyen me nderë vendit dhe qytetarëve !? Anda për që mos të përsëritet historia me ligjin i cili do vie, ne kërkojmë që t’i ipet mundësia dialogut social, ndërsa injorimi dhe përjashtimi i infermierëve nga proceset sikurse herën e kaluar, sfidimi i konsistencës dhe vendosmërisë në kërkesën tonë legjitime dhe të arsyeshme konsiderojmë që nuk do ishte veprim i mençur, ndërsa arroganca e thirrur ne numra me qëllim të minimizimit të impaktit dhe rëndësisë së komuniteteve tona do kishte pasoja që padyshim nuk do shkonin në favor të askujt. Enlirat K. Duraku Sindikata e Infermierëve të Kosovës

Shpërndaje në: