Duriqi tregon gjendjen e tij shëndetësore, thotë se e kishte pritur sulmin

Duriqi tregon gjendjen e tij shëndetësore, thotë se e kishte pritur sulmin

Gazetari Visar Duriqi ka dhënë detaje rreth sulmit fizik që iu bë mbrëmë nga persona të panjohur, transmeton Periskopi.

Duriqi në rrëfimin e tij tregon se gjendja e tij është stabile, ani pse me dëmtime e dhimbje.

‘’Kam fillu me marr veten. Nuk është që jam mirë, kam dhimbe të vazhdueshme, por janë të menaxhueshme. Deri në mëngjes, kemi qenë në emergjencë. Tash kam dhëmbët e thyer dhe hundën, dëmtime në pjesën e shpinës e barkut. Jam mundu me mbajt veten dhe mos me u dorëzu në atë situatë’’, ka thënë ai në një emision.

Tutje ai thekson se kishte pritur sulme të tilla.

‘’Kurrë nuk e kam heq prej mendjes që do të sulmohem fizikisht duke e pa gjuhën e urrjejtes, e kam prit. Pres që edhe gazetarët e tjerë të jenë të sulmuar fizikisht sepse grupet ekstremiste, i kanë bë gazetarët target për krejt problemet që ju ndodhin atyre. Jemi target i lehtë. Jam mundu vazhdimisht të përdor metoda normale të mbrojtjes’’, shton ai./PERISKOPI/

Shpërndaje në: