Durrës: Turisti bie nga 10 metra lartësi, dërgohet në gjëndje të rëndë në spital

Periskopi.com Lajme

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Durrës.

Një person i cili dyshohet se është një shtetas i huaj ka rënë nga një lartësi prej 10 metrash, në atë që njihet si Veliera, pranë Torres.

 

Personi është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Durrësit.

 

Burime mediatike thonë se gjendja e tij është e rëndë, dhe aktualisht ndodhet në sallën e operacionit.

Shpërndaje në: