Dy aksidentet fatale në Tiranë – arrestohen dy persona

Dy aksidentet fatale në Tiranë – arrestohen dy persona

Dy aksidente tragjike kanë ndodhur ditën e djeshme në Tiranë, ku dy persona kanë humbur jetën.

Sipas policisë është arrestuar P.Rr., 43 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Abedin Rexha”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasen Gj.K, shkruan TCH.

Ndërkohë i arrestuari tjetër është A.T., 28 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën dytësore të autostradës “Tiranë-Durrës”, është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues R.K. Si pasojë e aksidentit është lënduar R.K., i cili pas disa orësh ka humbur jetën në spital.

Shpërndaje në: