Dy banane në ditë mbajnë larg doktorin

Dy banane në ditë mbajnë larg doktorin

Banania është një nga frutat më të konsumuara në botë, më shumë se mollët dhe portokallet të marra së bashku.

Përfitimet e këtij fruti janë të shumta për trupin.

Bananja është veçanërisht e pasur me kalium, fibër, vitaminë C dhe B6.

Ato i bëjnë njeriut vetëm mirë, megjithatë banania nuk është për të gjithë, sidomos për njerëzit me sëmundje të caktuara.

Çfarë Përfitoni Nëse Hani 2 Banane Në Ditë?

Nëse ju konsumoni 2 banane në ditë do të merrni përfitimet e mëposhtme:

210 Kalori

900 mg Kalium (24% DRD)

54 g Karbohidrate (18% DRD )

2 g Fibër (24% DRD)

28 g Sheqer

6 g Proteinë (4% DRD))

2% Vitaminë A

34% Vitaminë C

2% Hekur

40% Vitaminë B6

16% Magnez

Çfarë Ndodh Nëse Hani 2 Banane Në Ditë?

Ekspertët thonë se konsumi i dy bananeve në ditë do të furnizojë trupin me 900 mg kalium, që i bën mirë zemrës dhe mirëmban tensionin e gjakut në nivele të shëndetshme.

Sipas tyre, balancat mes kripës dhe kaliumit janë të nevojshme për të mbajtur nën kontroll tensionin e lartë të gjakut.

Nivelet e larta të vitaminës C që përfitoni nga ngrënia e dy bananeve në ditë, do të fuqizojnë sistemin imunitar dhe minimizojnë rrezikun e sëmundjeve.

Bananja është një frut shumë i mirë për shëndetin e stomakut dhe sistemin tretës, për shkak të kaliumit që ndihmon në rikthimin e ekuilibrave të elektroliteve.

Bananet përmbajnë fibër por edhe sheqer. Pavarësisht nivelit të lartë të këtij të fundit, fibra do të balancojë përthithjen e tij në organizëm.

Ekspertët thonë se ngrënia e dy bananeve në ditë është një mënyrë shumë e mirë për tu kujdesur për zemrën.

Megjithatë, kjo sasi nuk është e rekomandueshme për njerëzit që vuajnë nga diabeti.

Ka njerëz që shqetësohen se duke ngrënë shumë banane mund ta teprojnë në dëm të shëndetit, sidomos në aspektin e kaliumit.

Megjithatë, duhet të dini që për të arritur nivelet e rrezikshme të kaliumit, ekspertët thonë se duhet të hani 400 banane në ditë, dhe kjo është krejt e pamundur.

Shpërndaje në: