Dy derbit e mesjavës në Superligën e basketbollit

Dy derbit e mesjavës në Superligën e basketbollit

Java e 13-të në Superligën e Kosovës në basketboll do të zhvillohet në mesjavë.

Të mërkurën do të zhvillohet derbi lokal mes Bashkimit dhe Prizrenit 16. Bashkimi ka shtatë fitore dhe pesë humbje, ndërsa Prizreni 16 ka shtatë fitore dhe katër humbje, andaj pritet një përballje interesante dhe rivalizuese.

Derbi i xhiros zhvillohet të enjten në kryeqytet ndërmjet dy skuadrave me traditë në basketbollin e Kosovës, por edhe rivalëve të vjetër, Sigal Prishtinës dhe Trepçës. Prishtinasit kanë gjashtë fitore dhe gjashtë humbje, ndërsa mitrovicasit nëntë fitore dhe tri humbje.

Takimi i fundit zhvillohet mes Pejës favorite dhe Dritës. Pejanët kanë shtatë fitore dhe pesë humbje, ndërsa gjilanasit 12 humbje në 12 ndeshje, duke qenë skuadra e vetme pa fitore në elitë.

Rahoveci – Golden Eagle Ylli do të regjistrohet rezultati i Ligës Unike.

Superliga – Java 13

E mërkurë

20:00 Bashkimi-Prizreni-16

E enjte

19:00 Sigal Prishtina-Trepça

20:00 Peja – Drita

Rahoveci – Golden Eagle Ylli (Rezultati i Ligës Unike)

Shpërndaje në: