Dy ditë pas zgjedhjeve në veri, Kurti thoshte: Ka kaluar koha kur datat e zgjedhjeve lokale vendosen në Bruksel
Pas tensioneve të krijuara në veri të vendit me protestuesit serbë që nuk i lejuan kryetarët e rinj të ushtrojnë funksionet e tyre nëpët objektet komunale, Komuna e Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Leposaviqit mund të shkojnë sërish në zgjedhje të parakohshme.
Të paktën kjo i është kërkuar në Moldavi presidentes Vjosa Osmani, nga Përfaqësuesi i Jashtëm i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Josep Borrell.
Për mundësinë që të mbahet proces zgjedhor në veri, ka folur edhe kryeministri Albin Kurti pas një bisede që ka zhvilluar me zëvendëskëshilltarin kryesor të Sigurisë Kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Jon Finer.
“I lumtur që fola me zëvendësin kryesor në NSA, Jon Finer. E falënderoj për thirrjen e tij dhe angazhimin e ShBA-së, për të ulur tensionet. Kjo kërkon një fund të menjëhershëm të dhunës nga turmat e sponsorizuara nga Beogradi kundër oficerëve të sigurimit deri në zgjedhjet e reja në ato komuna”, kishte shkruar Kurti.
Për zgjedhje të reja kreu i ekzekutivit kishte folur dy ditë pas mbajtjes së procesit në katër komunat veriore, ku kishte thënë se për datën e tyre nuk mund të diskutohet në Bruksel.
Këtë deklarim të tij për këtë çështje e gjeni në kronikën e mëposhtme: