Dy ditë pasi e shkarkoi Veshallin, Kurti emëron zëvendësministrin e ri të Kulturës

Dy ditë pasi e shkarkoi Veshallin, Kurti emëron zëvendësministrin e ri të Kulturës

Kryeministri Albin Kurti ka emëruar Sylejman Elshanin zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Emërimi i Elshanit vjen dy ditë pasi Kurti e liroi nga detyra ish-zëvendësministrin Sejnur Veshall.

Në vendimin e siguruar nga T7, thuhet se “zëvendësministri emërohet për mbështetetjen e Ministritt të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe është përgjegjës për menaxhimin e aktiviteteve në fushat e përcaktuara nga Ministri, si dhe për zëvendësimin e Ministrit kur ai mungo nose kur nuk është në gjendje të kryejë detyrën e tij”.

Ndryshe, Senur Veshall, ish-zëvendësministër i Ministrisë së Kulturës, ka thënë se shkarkimi i tij nga kjo pozitë u bë sepse, siç tha ai, ka mbrojtur kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Kulturës, Hajrullah Çeku.

“Unë u lirova prej postit sepse kam punuar për qeverinë dhe e kam mbrojtur qeverinë dhe u lirova prej postit sepse e kam mbrojtur Albin Kurtin dhe Hajrullah Çekun”, ka thënë Veshall.

Shpërndaje në: