Dy ditët e ardhshme në Kosovë: Stuhi e shkarkime rrufesh

Periskopi.com Lajme

Në dy ditët e ardhshme në Kosovë do të vazhdojë të mbizotërojë mot i paqëndrueshëm. Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë të premtes dhe shtunës do të ketë reshje shiu, stuhi dhe shkarkime rrufesh.

“Reshje me intensitet më të lartë priten në jug, jugperëndim, perëndim dhe veriperëndim të vendit. Në vende të kufizuara ekziston rrezik për breshër”, është njoftuar nga Instituti.

Temperaturat minimale do të sillen mes 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet mes 22-24 gradë Celsius.

Instituti u ka bërë thirrje qytetarëve që në kohën kur ka reshje shiu, të qëndrojnë në ambiente të brendshme dhe të sigurta. Po ashtu ka njoftuar se në disa qytete për shkak të reshjeve të shpeshta mund të ketë edhe vërshime.