Dy djem të rinj iu çojnë bukë policëve të Kosovës në Veri

Dy djem të rinj iu çojnë bukë policëve të Kosovës në Veri

Dy qytetarë kanë vendosur që të dërgojnë ushqim për policinë e Kosovës, pasi gjatë ditës së sotme u raportua se si janë shërbyer për drekë policët tanë në Veri të vendit.

Në videon e dërguar në redaksi qytetarët shihen në veturë dhe me ushqim mbrapa, percjell Periskopi.

Gjatë ditës së sotme, në disa fotografi që janë shkrepur nga Klan Kosova, shihet një shujtë shumë e varfër që përmban një copë buke, një pashtetë të lirë dhe një jogurt të lirë dhe e cila po iu shërbehet policëve të Kosovës në Bërnjak.

Kjo shpreh gjendjen tmerruese të trajtimit të policëve të Kosovës që po përballen me protestuesit serbë dhe me strukturat e dyshimta kriminale në veri për shkak të aksionit të targave./Periskopi/

Shpërndaje në: