Dy emra tjerë të befasishëm po lidhen me pozitën e trajnerit të Barcelonës

Dy emra tjerë të befasishëm po lidhen me pozitën e trajnerit të Barcelonës

Raportet e ndryshme në Spanjë pretendojnë se Antonio Conte dhe Andrea Pirlo janë të dy emrat në listën e ngushtë të Barcelonës për të zëvendësuar Ronald Koemanin pas barazimit 1-1 me Granadën të hënën.

Barcelona e ka filluar sezonin me tetë pikë në katër ndeshje në La Liga, por “RAC1” raporton se Koeman në stol edhe për ndeshjen e mesjavës me Cadizin të enjten.

Por raportet në Spanjë thonë se holandezi është nën presion dhe legjenda e “Blaugranëve” Xavi është lidhur me punën e trajnerit në ish -klubin e tij.

Gazetat spanjolle thonë se ish -trajneri i Juventusit Andrea Pirlo dhe tekniku i mëparshëm i Interit Antonio Conte janë gjithashtu në listën e alternativave të mundshme, pasi “Mundo Deportivo” zbulon se Barcelona nuk po kërkon një zgjidhje të përkohshme, nëse klubi vendos të shkarkojë Koemanin.

Pirlo u shkarkua nga Juventusi pasi fitoi Superkupën Italiane dhe Kupën e Italisë sezonin e kaluar, ndërsa Conte u largua nga Interi pasi fitoi Scudetton në sezonin 2020-21 dhe arriti në finalen e Ligës së Evropës në sezonin 2019-20.

Shpërndaje në: