Dy fanse i kërkuan një foto me Tyson Fury – veprimi i kampionit të botës në boks i shokoi vajzat

Periskopi.com Sporti

Tyson Fury po vazhdon ta festojë fitoren e tij ndaj Deontay Wilder.

Kampioni i peshave të rënda në boks, Tyson Fury, nuk po mund t’i ndalë festat pas triumfit dominues ndaj Wilder.

Së fundmi, ‘Gypsy King’ është ndaluar nga dy fanse të tij, të cilat i kërkuan të bënin një foto së bashku, përcjell Periskopi. Duke pasur parasysh se Fury është tejet miqësor, ai sigurisht se nuk refuzoi.

Për më tepër, Fury qëndroi me Stella (21 vjeçe) dhe Kailah (24 vjeçe) gjatë gjithë natës në një bar, për të festuar.

Stella më pas ka publikuar foton e saj me Fury në rrjetin e saj social në Facebook. /Periskopi/