Dy femra arrestohen për prostitucion në Pejë

Dy femra arrestohen për prostitucion në Pejë

Dy të dyshuar, një femër shtetase e Shqipërisë dhe një mashkull kosovar kanë përfunduar në pranga, pasi dyshohet që, nën këmbim të parave, kanë kryer marrëdhënie seksuale.

Rasti ka ndodhur pasditën e së enjtes, në rrugën “At Shtjefën Gjeqovi” në Pejë.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari është dërguar në gjykatë.

Ndërkaq e dyshuara, pasi ka masë ndalëse për hyrje në Republikën e Kosovës, është deportuar në Republikën e Shqipërisë.

Rasti është inicuar si “Marrje me Prostitucion”.

Shpërndaje në: