Dy gjigantët francezë në garë për Bakayokon

Dy gjigantët francezë në garë për Bakayokon

PSG dhe Monaco janë duke bërë garë për mesfushorin e Chelseas, Tiemoue Bakayoko.

Francezi është duke kërkuar largimin nga blutë e Londrës dhe shumë ekipe janë të interesuara për të.

Monaco ka kontaktuar “blutë”, për të bërë ndonjë marrëveshje, por ende asgjë nuk është arritur.

Bakayoko nuk ka luajtur ende këtë sezon nën urdhrat e Frank Lampard dhe ka shumë mundësi të largohet këtë muaj.

 

Shpërndaje në: