Dy golat e Fadil Vokrrit kundër Irlandës së Veriut në kualifikimet për Euro 1988 (VIDEO)

Dy golat e Fadil Vokrrit kundër Irlandës së Veriut në kualifikimet për Euro 1988 (VIDEO)

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka kërkuar nga sulmuesit e Kombëtares së Kosovës që sonte të japin maksimumin në fushë për të gjetur golin në mënyrë që ato t’i dedikohen legjendës së futbollit të Kosovës Fadil Vokrri në përvjetorin e katërt të vdekjes së tij.

I pari i FFK-së ka publikuar një video me dy golat e Vokrrit pikërisht kundër kundërshtarit të sotëm të Kosovës, Irlandës së Veriut në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian 1988.

“Sot kur e përkujtojmë Fadil Vokrrin pashmangshëm na kujtohen dy golat që ai i realizoi në kualifikimet për Euro 1988 kundër Irlandës së Veriut, kundërshtarit të sotëm të Kombëtares së Kosovës në Ligën e Kombeve. Prandaj, shpresoj që sulmuesit tanë të gjejnë rrugën e golit në ndeshjen e sotme për ta realizuar fitoren e radhës si dedikim për legjendën”, ka shkruar Ademi.

Ja dy golat e Fadil Vokrrit ndaj Irlandës së Veriut:

Shpërndaje në: