Dy golat e Messit shpërtojnë Parisin

Dy golat e Messit shpërtojnë Parisin

Kanë përfunduar ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

PSG ka arritur të mposht Leipzigun me rezultat 3-2.

Vendasit e nisën ndeshjen shumë mirë pasi kaluan në epërsi me golin e Kylian Mbappe në min e 9′.

Megjithatë, gjermanët nuk u dorëzuan dhe nga ky moment morrën iniciativën e lojës.

Ishte Andre Silva ai që shënoi në min e 28′ për 1-1.

Përkundër rasteve tjera gola më nuk pati dhe pjesa e parë u mbyll 1-1.

Në pjesën e dytë mysafirët befasuan duke kaluar në avantazh në min e 57′ përmes Nordi Mukiele.

Megjithatë, më pas në skenë doli Leo Messi që fillimisht realizoi në min e 67′ për 2-2.

Vetëm pak minuta më vonë u akordua penallti për ‘Parisienët’ nga ku Messi shënoi një gol të bukur me ‘Panenka’ për t’i dhuruar fitoren ekipit të tij 3-2.

Me këtë fitore PSG ka shtatë pikë dhe prin në grupin A, ndërsa Leipzigut gjendet në pozitën e fundit pa pikë.

Interi në anën tjetër ka mposhtur Shakhtar Donetskin 3-1, falë golave të Edin Dzekos në min e 34′, Arturo Vidal në 58′ dhe Stefan de Vrij në 68′, për mysafirët shënoi Thill në min e 52′.

Këto janë rezultatet e të gjitha ndeshjeve që u luajtën nga ora 21:00.

Shpërndaje në: