Dy javët vendimtare: 314 kosovarë të vdekur nga Covidi në dy javët e fundit

Dy javët vendimtare: 314 kosovarë të vdekur nga Covidi në dy javët e fundit

Vetëm në dy javët e fundit, 314 qytetarë të Republikës së Kosovës janë raportuar si raste të vdekjes pas infektimit me Covid-19.

Nga 24 gushti e deri më sot, 6 shtator, numri i të vdekurve duket sikur të jetë nga ndonjë shtet i madh.

Në javën që nis prej 24 gushtit e deri më 30 gusht u regjistruan gjithsej 135 persona të vdekur, përcjell Periskopi.

Por, se situata është përkeqësuar tregon java e dytë, aktualja, kur numri ka shkuar në 179 persona të vdekur për një javë.

Të dhënat janë përpunuar në bazë të raporteve nga Ministria e Shëndetësisë:

28 |   6 shtator 21

24 | 5 shtator 21

21 |4 shtator 21

26 | 3 shtator 21

32 | 2 shtator 21

22 | 1 shtator 21

26 | 31 gusht 21

20 | 30 gusht 21 –

36 | 29 gusht 21

18 | 28 gusht 21

16 | 27 gusht 21

18 | 26 gusht 21

14 | 25 gusht 21

13 | 24 gusht 21

Shpërndaje në: