Dy kompani nga Shqipëria në skandalin “Panama Papers”

Dy kompani nga Shqipëria në skandalin “Panama Papers”

Në hartën e publikuar ku tregohen kompanitë e përfshira në skandalin e zbuluar në Panama, Shqipëria rezulton se ka dy kompani dhe 22 pronarë aksionesh.

Në hartën e publikuar ndodhen rreth 38.000 kompani nga e gjithë bota, ku nuk përjashtohet as Shqipëria.

Ende nuk janë bërë publik emrat, por mendohet se ato janë një kompani e madhe nafte qe ka zyrat në parajsa fiskale dhe kompania e një ish- politikani.

Një grup gazetarësh ndërkombëtarë publikuan të dielën një raport në lidhje me aktivitetet financiare të disa prej ish-liderëve dhe liderëve aktuale botërorë, përfshirë edhe Presidentin rus, Vladimir Putin, se ka qarkulluar më shumë se 2 miliardë dollarë.

Rreth 11.5 milionë dokumente nga një zyrë juridike nga Panamaja “Mossack Fonseca” tregojnë se si kjo kompani ndihmon klientët e vet që t’i shmangen taksave dhe të pastrojnë para.

Shpërndaje në: