Dy metoda natyrale për zvogëlimin e poreve të fytyrës

Dy metoda natyrale për zvogëlimin e poreve të fytyrës

Gjithmonë mund të shkoni te dermatologu për t’ju ndihmuar me problemin e poreve të hapura, por ka mënyra tjera se si mund t’i minimizoni këto pore në mënyrë që të keni lëkurë të mirë.

Metoda me akull

Në vend se të shkoni te dermatologu, ju mund të përdorni akull në fytyrë për t’i ngushtuar poret. Vetëm fërkojeni lëkurën me akull për rreth 20 sekonda. Këtë përsëriteni dy herë në ditë dhe gjithashtu rekomandohet ta pastroni fytyrën me ujë të ftohtë në mëngjes dhe në mbrëmje.

Metoda me sodë buke

Ky përbërës i zakonshëm i kuzhinës mund t’ju ndihmojë t’i balanconi nivelet pH të lëkurës dhe t’i largoni grimcat e ndryshme në fytyrë.

Përzieni dy lugë gjelle ujë të vaktë me sodë të bukës për ta krijuar një pastë. Pastën aplikojeni në fytyrën dhe filloni të bëni masazh në lëvizje rrethore. Pastrojeni me ujë të ftohtë pas 30 sekondave. Këtë përsëriteni një herë në javë.

Shpërndaje në: