Dy mrekullitë e Gonxhe Bojaxhiut që e shndërruan nga Nënë në Shën Tereza

Dy mrekullitë e Gonxhe Bojaxhiut që e shndërruan nga Nënë në Shën Tereza

Në një ceremoni të drejtuar nga Papa Françesku në bazilikën e Shën Pjetrit ishte shenjtëruar Nënë Tereza pesë vjet më parë në shënimin e ditëlindjes së saj.

Ajo u shenjtërua 13 vite pas Lumturimit nga Papa Gjon Pali i II-të dhe 19 vjet pas vdekjes.

Në këtë ceremoni kishin marrë pjesë dhjetëra mijëra njerëz.

Ajo u bë e shenjtë pasi që Papa Françesku njohu zyrtarisht dy mrekulli, që besohet se janë vepër e Nënë Terezës, njofton Klan Kosova.

Në vitin 2008 u bë e ditur se ajo kishte shëruar një brazilian, i cili vuante nga disa tumore të trurit, ndërkaq mrekullia e dytë e saj është shërimi i Monica Besra e cila theksoi se është shëruar nga kanceri pasi ishte lutur tek Nëna Terezë.

Murgesha shqiptare, e famshme në të gjithë botën mori shtetësinë indiane në vitin 1948. Ajo është themeluese e “Misionarëve të Bamirësisë” dhe ka punuar për të ndihmuar të varfrit dhe njerëzit e shkelur.

Nënë Tereza vdiq më 5 shtator të vitit 1997 në Kalkuta të Indisë. Ajo ka lindur në Shkup më 26 gusht të vitit 1910. Në vitin 1979, humanistja shqiptare u vlerësua me çmimin Nobel për Paqe.

Shpërndaje në: