Dy Muhametët, Agroni, Hyseni dhe Ilija: Policia shpall në kërkim pesë persona tjerë

Dy Muhametët, Agroni, Hyseni dhe Ilija: Policia shpall në kërkim pesë persona tjerë

Policia e Kosovës ka dalë me një komunikatë të re ku pretendon se ka identifikuar edhe persë persona të tjerë pas aksionit kundër kontrabandës.

Identifikohen dhe shpallen në kërkim edhe pesë persona të tjerë të përfshirë në aktivitetet kriminale të kontrabandës me mallra.

Mes tyre janë: “Ilija Vicentijevic, Vehbi Hsyeni, Muhamet Hyseni, Muhamet Vallci, Agron Novaj”

KOMUNIKATË PËR MEDIA- (Shtesë 3)

Identifikohen dhe shpallen në kërkim edhe pesë persona të tjerë të përfshirë në aktivitetet kriminale të kontrabandës me mallra

Prishtinë, më 13 tetor  2021, ora 15:00

Si rezultat i vazhdimit të bashkëpunimit dhe koordinimit të aktiviteteve dhe hetimeve policore me prokuroritë kompetente, pas identifikimit të mëhershëm të pesë (5) personave të dyshuar, tani janë identifikuar edhe pesë (5) persona të tjerë të dyshuar, ku numri i tyre arrin në dhjetë (10) persona të dyshuar të përfshirë në aktivitete kriminale të kontrabandës me mallra.

Pesë (5) personat e tjerë të shpallur në kërkim me autorizim të prokurorisë kompetente janë:

Numrat kontaktues:

192, 038 550 999 ose pa pagesë në 0800 19999 , të gjitha informacionet do të trajtohen në mënyrë konfidenciale.

Siç është potencuar edhe më herët, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë është duke kryer hetime intensive drejt identifikimit edhe të personave të dyshuar që kanë kryer sulmet me mjete të rrezikshme, armë zjarri ndaj zyrtarëve policorë dhe atyre doganorë gjatë operacionit të realizuar sot.

Shpërndaje në: