Dy përballje lokale në xhiron e 11-të në Superligën e hendbollisteve

Dy përballje lokale në xhiron e 11-të në Superligën e hendbollisteve

Rivalët lokal do të takohen në dy ndeshje të ndryshme të xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat).

Të shtunën (nesër) në Vushtrri takohen Samadrexha e Vushtrria.

Kjo ndeshje luhet prej orës 19:00 ndërsa Vushtrria llogaritet favorite. Vushtrria është e katërta në tabelë me 14 pikë, por ka një ndeshje më pak të luajtur. Samadrexha është e teta me 5 pikë.

Po të shtunën luhet edhe ndeshja në mes të Kastriotit dhe Ferizajt. Kjo ndeshje fillon në ora 18:30. Ferizaj është i dyti në tabelë me 18 pikë sa i ka edhe Istogu në vend të parë. Kastrioti është i pesti me 10 pikë.

Nesër është edhe ndeshja Jusuf Gërvalla – Prishtina, që fillon në ora 13:30.

Dy ndeshje tjera janë të dielën: Drita – Shqiponja (14:30), Istogu – Vëllaznimi (15:30). /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: