Dy persona të lënduar në rrugën Deçan -Gjakovë, aksident mes traktorit e veturës

Dy persona të lënduar në rrugën Deçan -Gjakovë, aksident mes traktorit e veturës

Një aksident trafiku ka ndodhur  në rrugën Deçan-Gjakovë. 

Dy perosna janë lenduar në këtë rast.

Rastin  e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 12:15, në rrugën Deçan – Gjakovë ka ndodhur një aksident në mes një traktori dhe veture. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime”, ka thënë Gashi.

Ai ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës dhe se janë jashtë rrezikut për jetë.

“Njëri nga ta është pak më rëndë, por sipas mjekut kujdestar për momentin është jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet e nevojshme policore të cilët janë duke kryer hetimet e mëtutjeshme”, tha Gashi.

Shpërndaje në: