Dy persona të lënduar nga një aksident në qendër të Lipjanit
Dy persona janë lënduar pas një aksidenti i cili ka ndodhur para pak minutash në qendër të Lipjanit, pikërisht në rrugën “Isa Olluri”.
Shkaku i mospërshtatjes së rregullave të komunikacionit, përveç dëmeve në dy vetura luksoze janë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme në rrethoja të një lokali, raporton KOHA.
Policia e Kosovës është duke i bërë matjet dhe procesverbalet në vendin e ngjarjes.