Dy persona të plagosur në Prishtinë, flasin nga Policia

Dy persona të plagosur në Prishtinë, flasin nga Policia

Dy persona kanë mbetur të plagosur nga gjuajtjet me armë zjarri në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës  22:30, kemi marrë informatën për të shtëna me armë  në rrugën “Ahmet Krasniqi “në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, raportohet për dy persona të plagosur, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me këtë rast policia ka identifikuar një person të dyshuar. Aktualisht hetuesit  policor, janë në kërkim të tij dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”.

Shpërndaje në: